Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një burrë mbeti i vdekur pas të shtënave me armë zjarri. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur brenda një veture, ndërsa i dyshuari, sipas burimeve  është Arbër Havolli.

 

Sipas burimeve të redaksisë, viktima është qëlluar me disa plumba brenda një veture të tipit Opel, ku gjendej së bashku me të dyshuarin në momentin e ngjarjes.

Detajet mbi rrethanat e saktësuara të vrasjes janë ende nën hetim, ndërsa motivet mbeten të paqarta.
, nga burime të besueshme, mëson se viktima është Arif Spahiu, banor i fshatit Gllamnik të Podujevës. Burimet tregojnë se Spahiu kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit Havolli, pak para se të ndodhte tragjedia.

Related Posts