Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se nuk është e vërtetë që ai ka rrezikuar procesin e vaksinimit duke mos nënshkruar kontratën për sigurim të vaksinave antiCOVID, ashti siç u akuzua në Kuvend nga deputeti i PDK-së – Bekim Haxhiu.
Vitia para deputetëve të Parlamentit të Kosovës u shpreh se do të jep dorëheqje nëse del që ai ka rrezikuar këtë proces.
“Të keni edhe pak durim deri sa te mbarojnë disa procese. Unë e dhash një premtim publik, nëse del që unë nuk kam nënshkruar diçka në këtë proces, mbaj përgjegjësi penale e ligjore, pra ballëhapur po e jap një premtim të tillë para jush”.
“E vërtetë që ka qenë një rritem i ngadalësuar i vaksinimit, por ka qene specifik, me një vaksinë që është përdorë për herë të parë në botë pa një testim paraprak”, tha Vitia.