Një burrë ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij në lagjen e Doktorëve në Mitrovicë të Veriut, persona të panjohur kanë hyrë me forcë dhe i kanë vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu, përcjell Rilindjashqiptare.
Sipas Policisë së Kosovës, ende nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person/a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin,” thuhet në raportin zyrtar të Policisë.