Sot ka dhënë dorëheqje kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Lipjan Vehbi Imeri.
Dorëheqja e Imerit ka ardhur pas rezultatit të dobët që kishte AAK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit në këtë komunën e Lipjanit.
“Pas një analize gjithëpërfshirëse të ecurisë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, konsideroj se Dega e AAK-së në Lipjan nuk arriti të realizoi objektivat e parashikuara”, ka shkruar Imeri në dorëheqjen e tij.
Imeri më tej ka njoftuar se si pasojë e kësaj ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK.
“Në frymën politike të krijuar dhe me aktualitetin e ri politik e shoh të pamundur vazhdimin e të qenit pjesë e rrugëtimit politik në AAK dhe drejtimin e kësaj defe, andaj nisur nga këto fakte paraqes dorëheqjen time nga të gjitha pozitat në të gjitha nivelet që i kam në AAK”, ka shkruar Imeri.
Sipas rezultateve preliminare, partia e Ramush Haradinajt është radhitur e katërta me 7.4% të votave.