Pesë asamblistë të LDK-së në Komunën e Ferizajt iu janë bashkuar Vjosa Osmanit që ka paralajmëruar se në zgjedhjet e reja do të garojë me një iniciativë qytetare.
Lajmin ka konfirmuar Muharrem Sfarqa, kryetar i Lidhjes Demokratike në këtë komunë dhe njëri nga asamblistët e larguar që ka treguar edhe arsyet pse kanë marrë këtë vendim.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani që në këto zgjedhje ka bërë të ditur se do të garojë me një iniciativë qytetare pas përjashtimit nga LDK-ja tashmë ia ka marrë ish-subjektit të saj pesë asamblistë nga komuna e Ferizajt.
Dje këta pesë asamblistë e kanë vizituar Osmanin në presidencë.
“Po është e vërtetë. Ne nja pesë asamblistë dje kemi shkuar në Presidencë për tu takuar më zonjën Vjosa Osmani. Ne në zgjedhje do ta mbështesim listën e saj. Ky hap vjen pasi mendojmë që është zgjedhja e duhur për vendin. Kështu që do të mbështesim atë”, ka thënë Hesat Shatrolli, një nga asamblistët që tashmë iu është bashkuar Osmanit në iniciativën e re.
Express merr vesh se asamblistët që janë bashkuar me Osmanin janë Hysnije Shamolli – Mustafa, Burim Karameta, Balton Dërguti, Ekrem Mustafa, e Hesat Shatrolli.
Se janë larguar pesë asamblistë të LDK-së nga partia për t’iu bashkuar Osmanit ka treguar edhe kreu i këtij subjekti në Ferizaj, Muharrem Sfarqa.
Ai ka thënë se për këtë çështje është njoftuar përmes rrjeteve sociale, e ka treguar arsyen pse ka ndodhur një gjë e tillë.
“Realisht jam njoftuar vetëm prej Facebook-ut nuk kam pas ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë, e kanë pas ndërmarrë një iniciativë në emër të një unifikimi, e kemi trajtuar çështjen e tyre dhe natyrisht që ata në fund ka dalë se nuk kanë pas qëllim të forcimit të LDK-së por të forcimit të pozitave të tyre për ta braktisur LDK-në. Unë ju dëshiroj punë të mbarë, kanë mbërri të gjitha pozitat brenda LDK-së”, ka thënë ai.
Mediat lokale në Ferizaj kanë publikuar edhe një letër që këta asamblistë kishin nisur në degën e kryesisë në Ferizaj me datë 9 dhjetor