Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot feston ditëlindjen.

Vjosa po mbush plot 43 pranvera!

Sigurisht, që një urim i veçantë nuk kishte se si të mos vinte nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Ai ka ndarë një fotografi familjare krah dy vajzave të tyre, Dua dhe Anda, duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen e tyre për të.

Në një mesazh emocional, Sadriu e ka cilësuar Presidenten jo vetëm si një bashkëshorte dhe nënë të jashtëzakonshme, por edhe si një grua që me forcën, guximin dhe dashurinë e saj ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë shumë gra e vajza anembanë botës.

“Në këtë ditë të veçantë, Dua, Anda dhe unë të falënderojmë nga zemra – jo vetëm si bashkëshorte e nënë të jashtëzakonshme, por edhe si grua që me forcën, guximin dhe dashurinë ke frymëzuar dhe vazhdon të frymëzosh shumë gra e vajza kudo në botë. Me shembullin tënd, shumë vajza guxojnë të ëndërrojnë më lart”, ka shkruar ai.

Urimi përfundon me një dëshirë të ngrohtë për ditëlindjen:

“Gëzuar ditëlindjen! Urojmë që kjo ditë të të sjellë po aq gëzim sa sjell ti në jetën tonë. Të duam shumë!”

Related Posts