U.d. e presidentit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmë në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në komunën e Podujevës.
Osmani në Twitter ka publikuar duetin e Alicia Keys dhe Brandi Carlile që është publikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.
Kjo këngë u publikua për t’i inkurajuar votuesit që sa më shumë të dalin në zgjedhje.
“Sepse, ti ke zë”, ka shkruar Osmani në Twitter, pa dhënë më shumë komente.
‘Cause, you have a voice! https://t.co/J5mAkOoUUa
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) November 29, 2020
Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e Qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LVV-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Naim Fetahu i PDK-së.
Shpejtim Bulliqi do ta udhëheqë komunën për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjeve komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.GE