Në mesin e shumë takimeve që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i bëri gjatë qëndrimit në Francë për rihapjen e katedrales ikonike, Notre-Dame, ajo së fundmi është shfaqur duke biseduar me miliarderin, Elon Musk.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Osmani përmes një postimi në X. Ajo në fotografinë e publikuar shihet Osmani duke biseduar me Musk.
Presidentja thotë se me Musk foli për “efektivitetin e qeverisë, përpjekjet për të luftuar dezinformimin, si dhe rëndësinë e respektimit gjithmonë të vullnetit të popullit”.
Osmani atje ka takuar edhe presidentin e zgjedhur të Amerikës, Donald Trump dhe shumë fytyra të tjera të njohura në botë.