Vodhën cigare dhe para në vlerë prej 4,700 euro në veri, Policia arreston dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku thuhet se dy të dyshuarit kishin hyrë me forcë në kioskë në rrugën “Kral Petri” dhe kishin vjedhur boksa me cigare dhe një shumë parash të gatshme.

“Sot, në Stacionin Policor të Mitrovicës së Veriut, është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë, i cili ka ndodhur në një kioskë në rrugën “Kral Petri”, ku persona të panjohur kishin hyrë me forcë në objekt dhe kishin vjedhur boksa me cigare dhe një shumë parash të gatshme. Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 4,700 euro”, thuhet në njoftim.

Kurse, pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë, dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre është inicuar procedurë penale për veprën penale “Vjedhje e rëndë”./Periskopi

Njoftimi i plotë:

Related Posts