Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në zbritje të Qafë Thanës, pranë zonës së njohur si “Uji i Ftohtë”, ku janë përfshirë dy automjete të vogla dhe një minibus që transportonte ekipin e vajzave të volejbollit të Skënderbeut.

Sipas burimeve nga vendngjarja, aksidenti ndodhi si pasojë e një manovre të gabuar nga një prej mjeteve, çka solli përplasjen e trefishtë të automjeteve. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar lehtë disa prej drejtuesve të mjeteve, ndërsa volejbollistet kanë shpëtuar pa dëmtime fizike, por kanë përjetuar tronditje të forta psikologjike.

Ekipi i Skënderbeut po udhëtonte drejt Tiranës për të zhvilluar ndeshjen e dytë finale të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit.

Ndërkohë, drejtuesit e shumësporteve në Korçë i kanë kërkuar Federatës Shqiptare të Volejbollit që ndeshja finale të shtyhet për në një datë tjetër, për shkak të gjendjes emocionale të ekipit pas aksidentit.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles

Related Posts