Von Cramon ia kthen Bërnabiqit: Sjellje e paqytetëruar
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq në rrjetin social Twitter.
Von Cramon ka thënë se nëse kryeministri i një vendi flet në mënyrë të tillë “të paqytetëruar”, nuk të krijohet përshtypja se ajo është një udhëheqës që i intereson bashkëpunimi me përfaqësuesit e PE-së.
Sipas saj, kjo gjuhë tregon që Serbia nuk është e interesuar për perspektivën evropiane.
Nëse kryeministri trajton retorika të tilla, sulme të tilla, sillet në mënyrë të pacivilizuar ndaj anëtarëve të Parlamentit Evropian – kjo thotë shumë, por s’mund të krijojë përshtypjen se është dikush që ka interes për bashkëpunim me ne në PE. Nuk mund ta kuptoj se çfarë strategjie madhështore fshihet pas kësaj – a ka vullnet në Serbi për të vazhduar integrimin, për të parë perspektivën evropiane, apo është qëllimi për t’u përplasur dhe për të qenë arrogant? Ndoshta kjo është një shenjë se Serbia thjesht nuk është e interesuar për perspektivën e saj evropiane.” – ka thënë Von Cramon.
Ndryshe, ditë më parë Bërnabiq i kishte reaguar Von Cramon duke i thënë se duhet të ketë trup, krejt kjo pasi Von Cramon tha se bojkotimi i zgjedhjeve në veri nga partitë serbe është në kundërshtim me standardet demokratike.