Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Ferizajt.

Burime të Sinjalit nga Emergjenca në Ferizaj bëjnë me dije se në fshatin Balaj është vrarë një person rreth 40-vjeçar, i identifikuar si Brahim Ramusa.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur sonte dhe Policia është mobilizuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Rrethanat se si ka ndodhur vrasja dhe motivi i saj ende nuk dihen, por burimet tona konfirmojnë se hetuesit e krimeve të rënda dhe njësitë relevante të Policisë së Kosovës janë duke punuar intensivisht.

Gazeta Sinjali do të ju informojë me detaje të reja lidhur me këtë rast tragjik

Related Posts