Pa kategori
1 min read
30

VV e para

December 23, 2020
0
VV e para

VV e para.

A është senil a çka është puna e këtij?
Isa Mustafa thotë ‘Ne do të dalim të parët’.

Hamamin del i pari ti.

E para VV, e dyta PDK.
Bile preferoj m’i pa bashkë.

Le të dihet, LDK-në e ka kriju’ Ibrahim Rugova, dhe e ka shkatërru Isa Mustafa.

S’po jam e sigurtë tash a më vështirë është me lind apo me vdekë, por ma merr mendja vdekja lyp më shumë punë.

Që do të thotë, Isa Mustafa ‘më i zoti’ se Ibrahim Rugova.
Se boll i lodhtë duket nga jashtë, por me forcë të brendshme shpirtërore, e ka shkatërru një Shtëpi të Madhe që e ka mbajt populli me bukë, me ujë, e besa së fundi edhe me dashnore.

As xhamia, as kisha, asnjë shoqatë humanitare nuk mbahet me pare të popullit, qysh është mbajtur LDK.
Bile, rekomandohet m’i kthy paret e 3% që i keni vjedh.

LDK nuk ekziston më.

P.S. Nejse, ajo Valentina (me friz’ beehive) nganjëherë po len fjalë t’mëdha 😂.

Related Posts