Ikona e Premier League dhe ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka folur për gjasat e titullit që ish-klubi i tij i ka për t’u kurorëzuar në fund të sezonit.

Wenger ka thënë se Liverpool janë ‘super’ favoritë për të fituar titullin, pasi ata kanë humbur vetëm një në 25 xhiro deri tani dhe do t’u duhet t’i humbasin së paku tre ndeshje në13 ndeshjet e ardhshme, që për të duket e “pamundur”.

Tutje ai ka thënë se do të lutet që Arsenali ta bëjë ecurinë e përsosur dhe të fitojë titullin.

“Shikoni, është e thjeshtë, siç thanë ata, ata duhet të humbin ndeshje, por tani ne jemi 25 ndeshje të luajtura dhe Liverpool humbi një. Pra, Liverpool duhet të humbasë tre të paktën në 13 ndeshjet e ardhshme, për momentin duket e pamundur.

“Por deri më tani ata humbën vetëm një ndeshje, kështu që ata janë super favoritë, dhe mbi këtë, Arsenal duhet të bëjë tani ecurinë e përsosur. Prandaj lutem, lutem, por duhet të përmirësoj cilësinë e lutjes time”, ka deklaruar Wenger.

/GazetaSinjaliSport/

The post Wenger: Liverpool “super favorit” për titull pasi ka humbur vetëm një ndeshje, do të lutem për Arsenalin appeared first on Sinjali.

Related Posts