Këta avionë luftarakë të NATO-s nuk do të niseshin pa urdhrin e tij. Wesley Clark që ishte në krye forcës më të madhe ushtarake në botë e kishte marrë lejen për të vepruar në terren.

“Asnjë alternativë nuk ka mbetur përpos që të ndërrmarim aksion  ushtarak…” , Javier Solana, ish- sekretarit i përgjithshëm i NATO-s.

E gjithë barra e përgjegjësi ra mbi supet e gjeneralit amerikan. Aleanca veriatlantike e NATO-s të udhëhequr nga ai filloi sulmet.

Nga toka, deti e ajri cak i sulmeve ishin bazat ushtarake Serbisë brenda dhe jashtë Kosovës që po kryente krime makabre ndaj popullatës civile.

Imazhi i Clarkut dhe veshja e gjeneralit që tregonte fuqi, u kthye për kosovarët sinonim të luftës për liri.

Tashmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po iu vinte një ndihmë e madhe në mbrojtjen e mijërave banorëve e refugjatëve të ikur nga forcat serbe.

Madje për këtë gjenerali amerikan tha se UÇK po bën gjithçka që t’i shpëtojë ata.

“Ne e dimë që UÇK-ja po bën çmos për të mbrojtur refugjatët që janë atje”, tha Clark, ish-gjenearal i NATO-s.

Clark ishte në dije për spastrimin etnik të Kosovës dhe krimet që Slobodan Milosheviq bënte ndaj shqiptarëve.

” Ky ishte një plan i Milosheviqit për spastrim etnik të Kosovës dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova. A do rijmë ne apo Franca duke shikuar pa bërë asgjë? Sigurisht që jo. Dhe ne e kemi paralajmëruar Milosheviqin se nëse ai bën këtë ne do ta sulmojmë fuqishëm atë dhe forcat e armatosura ushtarake dhe policore serbe …”, theksaoi ai.

Sidoqoftë, pas 78 ditësh bombardime të NATO-s nga ajri e rezistencës e luftës së pathyer të UÇK-së në tokë, Kosova u largua nga sundimi qindra vjeçar i Serbisë.

Liria erdhi.

Pas luftës, ish-gjenerali amerikan nderohet e respektohet nga populli i Kosovës, kundrejt asaj çfarë bëri për ta.

Ai takonte dhe nderohej nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që sot po gjykohen në Hagë.  Madje njërin nga themeluesit e UÇK-së, ish-presidentin Thaçi e quante hero.

“Presidenti Thaçi, ky është heroi, ky e bërë këtë të mundur. Ishte shumë i ri, kishte një ëndërr, luftojë për të dhe e bëri”, tha ai.

E pas 26 vitesh nga përfundimi i luftës, qëndrimi dhe fjala e Clarkut pritet të jetë pothuajse  edhe një herë vendimtare në procesin gjyqësorë në Hagë.

Aty ku po mbahen më shumë se pesë vjet, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dëgjohet dëshmia mbështetës për katërshen kryesore të UÇK-së.

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, edhe zyrtarisht është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu  bërë të ditur Gjykata Speciale në njoftimin e bërë më 22 tetor.

Në njoftimin e Speciales thuhej se “Në përputhje me urdhrin e Panelit Gjyqësor të datës 2 shtator 2025, Mbrojtja e zotit Hashim Thaçi njofton se ka marrë autorizimin nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për të përdorur deklaratën dhe dëshminë e dëshmitarit të saj përfundimtar, Gjeneral Wesley Clark.

Wesley Clark që pritet të fillojë dëshminë e tij me 19 nëntor, do të jetë dëshmitari më i rëndësishëm i mbrojtjes në procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, pas ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

Related Posts