Juventus ka bërë të ditur se mesfushori amerikan, Weston McKennie, ka rinovuar kontratën me klubin bardhezi, duke u lidhur deri më 30 qershor 2030.
Lajmi konfirmohet nga klubi pas publikimi zyrtar. McKennie, 27 vjeç, i ardhur në Torino nga Schalke 04 në gusht 2020, ka arritur të bëhet një nga lojtarët kyç të skuadrës dhe një nga elementët më të përdorur nga trajneri Luciano Spalletti.
Ai ka kaluar në muajin dhjetor pragun e 200 ndeshjeve me Juventusin dhe aktualisht numëron 220 paraqitje, me 26 gola dhe 26 asistime.
Rinovimi sjell një rritje të ndjeshme të pagës për McKennie, nga 2.8 milion euro neto në sezon në 4 milion euro neto në sezon, përveç komisioneve për përfaqësuesit e tij.
Trajneri Spalletti ka qenë një faktor kyç në vendimin e mesfushorit për të qëndruar, ndërsa performancat e fundit, duke përfshirë edhe rolin e tij si sulmues, qendërmesfushor ofensiv, krah apo edhe mbrojtës, kanë treguar rëndësinë e tij për skuadrën.
McKennie është bërë një nga lojtarët më të besuar të klubit, duke kontribuar si në Serie A ashtu edhe në Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, me 8 gola dhe 7 asistime gjatë sezonit aktual.
Rinovimi i tij mbyll çdo mundësi që ai të largohej si parametër zero, ndërkohë që gjatë javëve të fundit disa klube si Inter, Milan, Atletico Madrid dhe disa skuadra të MLS kishin shfaqur interes për të.






















