Ilir Daja ka marrë 100 mijë euro shpërblim, për arritjen në grupet e Conference League me Ballkanin. Gjithçka u bë e ditur gjatë emisionit “Dueli Sportiv” nga gazetari Arlind Sadiku. Kujtojmë se ish-trajneri i Partizanit u afrua te Ballkani në fundin e dhjetorit të vitit kaluar.
Fillimisht Daja ia doli të çojë me sukses titullin kampion për herë të parë në Suharekë, ndërsa më pas u përfaqësua denjësisht në Europë. Kjo premio shkoi veçanërisht për 55-vjeçarin që ishte timonieri i “portokallinjve”. Gjithçka ishte e parashikuar, në klauzolën e veçantë të kontratës së firmosur mes palëve më parë.
Kujtojmë se dhe lojtarët janë shpërblyer për suksesin, me rreth 400 mijë euro të shpërndara nga presidenti Arsim Kabashi. Ballkani do e vazhdojë rrugëtimin e Conference League në grupe, ku bën pjesë me Cluj, Sivasspor dhe Slavia Prague.