Ushtria amerikane e ndihmoi Izraelin “nga ajri, toka dhe deti” në kapjen e raketave të shumta të lëshuara nga Irani në përgjigje të sulmeve të IDF-së.
Raportoi Wall Street Journal. Zyrtarët amerikanë i thanë gazetës se përpara se të fillonte përgjigja iraniane, avionë luftarakë të Marinës Amerikane, shkatërrues dhe sisteme mbrojtëse ajrore tokësore u vendosën në zonë për të ndihmuar Izraelin të sprapsë çdo sulm. Zyrtarët vunë në dukje se Pentagoni ende nuk ka vlerësuar se sa raketa ka kapur ushtria amerikane.
Forcat Ajrore Izraelite (IAF) thanë se operacioni i tyre kundër Iranit po “vazhdonte sipas planit” dhe se po “përgatiteshin për një përshkallëzim të mëtejshëm të papritur”.
Forcat Ajrore Iraiane thonë gjithashtu se po punojnë për të kundërshtuar përpjekjet e Iranit për të lëshuar valë masive raketash balistike drejt Izraelit, me avionë luftarakë që rrethojnë vendet e lëshimit, shkruan ANSA.