Xabi Alonso është rikthyer në tregun e trajnerëve më herët se sa pritej. Trajneri bask u detyrua të largohej nga posti i tij te Real Madridi vetëm pak ditë më parë, duke u bërë menjëherë një emër shumë i kërkuar në Evropë.

Alonso ishte transferuar te Real Madridi gjatë verës nga Bayer Leverkusen, por aventura e tij në Madrid rezultoi jetëshkurtër. Tashmë shtrohet pyetja: a do të rikthehet ai në Bundesligë?

Sipas Bild, qarkullojnë thashetheme serioze për një transferim të mundshëm te Eintracht Frankfurt. Raportohet se drejtori sportiv i klubit, Markus Krösche, është i interesuar për një takim me Alonson për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit.

Situata te Eintracht Frankfurt është e ndërlikuar. Trajneri aktual, Dino Toppmoller, ndodhet nën presion të madh pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore dhe rënies së skuadrës në vendin e shtatë në tabelë.

Një takim kritik është zhvilluar të shtunën, megjithatë përfundimet e tij nuk janë bërë ende publike.

Sipas burimeve të FT, drejtuesit e Eintracht kishin zhvilluar bisedime edhe me Edin Terzić që në fund të vitit të kaluar. Ndërkohë, Bild përmend gjithashtu Marco Rose dhe Roger Schmidt si kandidatë të mundshëm për stolin e Frankfurtit. Të tre, ashtu si Xabi Alonso, janë aktualisht pa klub.  

Related Posts