Granit Xhaka ka folur fjalët e tij të para si lojtar i ri i Sunderland, pasi gjatë ditës së mërkurë kompletoi transferimin e tij nga Bayer Leverkuseni.

Mesfushori shqiptar është rikthyer përsëri në Ligën Premier pasi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e sapo inkuadruar në elitë, Sunderland.

Rikthimi në kampionatin anglez e ka lumturuar mesfushorin shqiptar, i cili ndihet krenar, i emocionuar dhe i gatshëm për të ndikuar Sunderland këtë sezon.

“Jam shumë krenar që jam këtu. Kur fola me klubin, u emocionova dhe ndjeva energjinë dhe mentalitetin që kanë të gjithë njerëzit dhe lojtarët. Është pikërisht ajo që doja dhe kam një ndjenjë shumë të mirë”, ka thënë fillimisht Xhaka.

“Jemi kthyer aty ku duhet të jetë ky klub dhe duam të qëndrojmë këtu për të shkruar historinë tonë.”

 

 

“Ndjej se jam gati ta ndihmoj ekipin me përvojën time, por edhe me cilësi. Duhet ta gjejmë veten në fushë, por nuk mendoj se kjo do të jetë një problem i madh. Ka kaluar shumë kohë duke pritur, por tani jam këtu dhe mezi pres”, përfundoi Xhaka.

Ndryshe, transferimi i Xhakës thuhet se i ka kushtuar klubit anglez 15 milionë euro plus 5 milionë euro tjera bonuse.

Related Posts