Pas lansimit të këngës së re “Cardi B” nga Melinda Ademi, e cila solli disa ‘diss’-a dhe mesazhe të drejtpërdrejta ndaj rivalëve të saj, reperja Ya Nina ka reaguar me një mënyrë të qeshur dhe provokuese.

Në një postim të fundit në InstaStory, Ya Nina duket se ka tallur Melindën për mënyrën se si ka shkruar tekstin e këngës, duke lënë të nënkuptohet se ‘diss’-i i saj mund të jetë krijuar nga ChatGPT.

“ChatGPT: Shkruma një diss, të lutem”, ka thënë ajo.

 Foto: Instagram

Ky reagim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët e kanë interpretuar si një thumb.

Komenti i Ya Ninas ngrit gjithashtu diskutime më të gjera rreth përdorimit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në krijimet artistike dhe muzikore, duke bërë fansat të pyesin nëse kjo praktikë po bëhet trend mes artistëve të rinj.

Related Posts