Lamine Yamal nuk do të luajë këtë të shtunë kundër Celta Vigos.
Sulmuesi i Barcelonës nuk ka arritur të shërohet komplet nga lëndimi që e pësoi derisa ishte detyruar të mungonte në ndeshje me Real Sociedadin, por që mbeti edhe jashtë Kombëtares së Spanjës në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.
Trajneri Hansi Flick nuk dëshiron të rrezikojë me të dhe ka vendosur të presë edhe disa ditë, ndërsa katalunasit shpresojnë që ta kenë 17 vjeçarin në dispozicion kundër Brestit në Ligën e Kampionëve, njoftojnë mediat spanjolle.
Sidoqoftë, gjithçka do të varet nga gjendja fizike e sulmuesit të krahut, i cili është bërë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të katalunasve në këtë edicion.
Yamal e pësoi një ndrydhje të nyjës së këmbës në ndeshje me Crvena Zvezdën në Champions.
“Lamine Yamal e ka një lëndim të shkallës së parë të nyjës së këmbës së djathtë. Mungesa e tij do të zgjasë mes dy dhe tri javë”, shkruante në buletinin mediatik të klubit.
Pra, ishte e logjikshme të mendohej se ai nuk do të mund t’ia dilte për sfidën e “Balaidos”.
Katalunasit, megjithatë, e morën një lajm të mirë.
Robert Lewandowski pritet të jetë në dispozicion në këtë fundjavë, pasi vjen nga një lëndim në mes, i cili ia kishte pamundësuar të luajë për Poloninë në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.
Në ditët e fundit gjendja e tij është përmirësuar dukshëm dhe gjithçka të lë të mendosh se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e La Ligës në fundjavë.
Hansi Flick do t’i ketë në dispozicion ndaj Celtas vetëm tre sulmues, duke i pasur parasysh edhe mungesat e Ferran Torres e Ansu Fati.
Bëhet fjalë për sulmuesit Lewandowski, Raphinha e Pau Víctor.