Ka marrë fund aventura e Barcelonës në Ligën e Kampionëve, pasi është eliminuar nga Interi me rezultat të përgjithshëm 7-6 pas dy ndeshjeve.

Pas eliminimit të dhimbshëm të Barcelonës nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, talenti i ri katalanas, Lamine Yamal, ka reaguar me një mesazh emocionues dhe plot vendosmëri.

Yamal ka thënë se do ta mbajnë premtimin dhe do ta sjellin trofeun e Ligës së Kampionëve në Barcelonë.

“Nuk do të ndalemi derisa ta vendosim këtë klub aty ku i takon: në majë,” u shpreh Yamal pas ndeshjes.

\

“Do ta mbaj premtimin tim dhe do ta sjell këtë trofe në Barcelonë… dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë”.

Tutje talenti i jashtëzakonshëm ka thënë se tani i pret një finale të dielën dhe duhet të jenë të bashkuar.

“Dhamë gjithçka, këtë vit nuk u bë, por do të rikthehemi në nivelin tonë më të mirë, mos keni asnjë dyshim për këtë.”

“E diela është një tjetër finale, të gjithë duhet të jemi së bashku. Visca el Barça, Culers”, ka shkruar Yamal.

Related Posts