Barcelona ka disa lojtarë që mund të largohen nga ‘Spotify Camp Nou’ gjatë afatit kalimtar veror. Marc-Andre Ter Stegen dhe Marc Casado janë disa nga emrat që mund të jenë në listën e largimeve, ndërsa ka mundësi që edhe Gerard Martin të kërkojë mundësi për t’u larguar.
Martin ka pasur një rol të rëndësishëm këtë sezon, më shumë si qendërmbrojtës sesa si mbrojtës i majtë.
Hansi Flick e vlerëson si një opsion të besueshëm për repartin defensiv, ndërsa Milani ka shfaqur interes për të transferuar atë gjatë verës.
Skuadra italiane e sheh atë si një përforcim të vlefshëm, dhe pasi nuk është titullar i rregullt te Barcelona, mundësia e një marrëveshjeje duket e realizueshme.
Megjithatë, Barcelona mund të shqyrtojë çdo ofertë, por Martin ka bërë të qartë se nuk ka asnjë interes për t’u larguar.
Sipas Mundo Deportivo, mbrojtësi ka shprehur se është i kënaqur me hapësirën dhe besimin që ka marrë këtë sezon dhe shpreson që kjo të vazhdojë.
Me kontratën që e mban në klub deri në vitin 2028, mundësia që Milani të realizojë transferimin e tij duket e vogël për momentin.





























