Mbrojtësi i Interit, Federico Dimarco, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Serie A kundër Napolit (1-1).

Shërbimi për shtyp i klubit italian dha një përditësim mbi gjendjen e Dimarcos.

“Federico Dimarco iu nënshtrua testeve klinike në Institutin Humanitas në Rozzano”.

 

“Testet zbuluan një tendosje të muskujve në kofshën e tij të djathtë. Situata do të rivlerësohet në ditët në vijim”, thuhet në deklaratë.

X

Mbrojtësi i majtë thuhet se mund të mungojë për rreth tre javë.

Këtë sezon, Dimarco ka shënuar katër gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 34 ndeshje.

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles

Related Posts