Osasuna barazoi 1-1 ndaj Leganes në ndeshjen e xhiros së 30-të të La Ligas dhe ajo që ra në sy ishte situata e minutës së 30-të kur Ante Budimir dështoi të shënojë para portës bosh në një distancë prej vetëm dy metrash.

Mysafirët e Osasunas kaluan në epërsi 0-1 në minutën e 49-të me anë të Jorge Herrando, ndërsa Dani Raba shënoi golin e barazimit 1-1 nga penalltia në minutën e 87-të të takimit.

Megjithatë, njëra nga ndodhitë që vodhi gjithë vëmendjen e takimit ishte një huqje e sulmuesit kroat, Ante Budimir.

Budimir, i cili njihet si një ‘vrasës’ para portës dështoi të shenojë në golin e zbrazët nga një distancë prej vetëm dy metrave.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1ju6d0k/ante_budimir_big_miss_against_leganes/?utm_source=embedv2&utm_medium=post_embed&utm_content=post_body&embed_host_url=https://telegrafi.com/ylli-kroat-turperohet-ne-la-liga-nuk-shenon-ne-porten-bosh-nga-dy-metra-larg/&rdt=65252

Kjo huqje e sulmuesit kroat është bërë tashmë virale në rrjetet sociale, ku shumica nuk i besojnë syve se si një lojtar si Budimir nuk ka shënuar.

Vlen të theksohet se Budimir është golashënuesi i tretë më i mirë këtë sezon në La Liga me 15 gola, duke u renditur pas Kylian Mbappe (22 gola) dhe Robert Lewandowski (25).

Related Posts