Sot, në Brekoc të Gjakovës, gjatë gërmimeve të kryera nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, është konfirmuar gjetja e mbetjeve mortore që potencialisht i përkasin listës së personave të zhdukur.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në një postim në Facebook shkruan se pas kthimit në këtë lokacion për gërmime të mëtejshme dhe vlerësuese, ekipet kanë hasur në eshtra.

“Pas ekzaminimit antropologjik dhe identifikimit përmes ADN‑së, ne do ta informojmë familjet dhe opinionin për identifikimin. Komisioni dhe partnerët institucional janë të përkushtuar për trajtimin me prioritet dhe kujdes të posaçëm të kësaj çështjeje, në shërbim të familjeve të viktimave dhe për të vënë drejtësinë në vend”, thuhet në njoftim.

Related Posts