Një nga çiftet më të dashur dhe më të komentuar të skenës muzikore, Dardani dhe Hava, do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë këtë vit.

Prive Klan Kosova ka zbuluar se çifti do të martohet më 6 shtator 2025.

Burime të afërta me çiftin kanë konfirmuar se për dasmën janë planifikuar të ftohen vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt, duke e bërë ceremoninë të ngrohtë, intime dhe larg syrit të publikut të gjerë.

Megjithatë, si çdo moment i rëndësishëm në jetën e dy yjeve të njohur, edhe kjo ngjarje pritet të jetë në qendër të vëmendjes mediatike.

Romanca e Dardanit dhe Havës ka qenë prej kohësh një histori e ndjekur me interes nga fansat. Që nga momenti kur u shfaqën për herë të parë bashkë, dyshja ka ruajtur një ekuilibër mes jetës private dhe asaj publike, duke treguar kujdes në mënyrën si ndajnë detaje nga marrëdhënia e tyre.

Megjithatë, kimia mes tyre ka qenë e dukshme dhe e pëlqyer nga publiku që i ka ndjekur e mbështetur si çift.

Të dy artistët kanë ndërtuar karriera të suksesshme në muzikë dhe janë shndërruar në figura shumë të pëlqyera.

Related Posts