Zyrtarët e pylltarisë jo rrallëherë kanë qenë cak i kanosjeve e përleshjeve fizike me qytetarë, si pasojë e konflikteve gjatë punës së tyre. Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në fshatin Batushë të Gjskovës, ku u sulmua një roje pylli, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ndodhi në mesditë, kur viktima e zbuloi se disa persona ishin duke bërë prerjen e drunjve, por që nuk posedonin lejen e nevojshme kur roja u kërkoi ta prezantonin.

I mllefosur, njëri prej tyre e ka goditur me grushte e më pas ka tentuar ta ther me thikë, por që nuk ka arritur pasi e kanë ndaluar personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari për këtë rast është Hasan Zekaj, i cili ka arritur të ikë dhe akoma nuk është kapur.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar prezencën e personit të dyshuar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Zbulohet kush është personi që u arratis pasi sulmoi rojën e pyllit në Gjakovë appeared first on Sinjali.

Related Posts