Për të pasur një seks perfekt, ka një guidë me ca “hile” shumë të natyrshme, që vijojnë si më poshtë:
Forcoje lidhjen emocionale jashtë dhomës së gjumit
Kur partnerët ndihen të lumtur me njëri-tjetrin jashtë dhomës, marrëdhënia seksuale është më e mirë. Afrimiteti dhe lidhja që kemi me partnerin ndikon shumë që ne të duam të japim më shumë sesa thjesht një orgazëm të shkurtër në dhomën e gjumit.
Zhdukni çdo gjë që ju shpërqëndron
Fikeni televizorin dhe fikini telefonët. Gjithçka duhet për t’u kënaqur në shtrat është përqëndrim; një hutim sado i vogël mund t’ju shkëpusë nga atmosfera e pasionit.
Mos u krahasoni me të tjerët
Me atë pamje të mrekullueshme që i japin seksit në filma dhe libra, sigurisht që do të ndihemi keq nëse, si 60% e grave, nuk arrijmë orgazmën me penetrim. Filmat me “pullë të kuqe” dhe historitë e shoqeve janë diçka krejt tjetër nga përvoja jote vetjake dhe ki parasysh, që të gjithë do të duan ta bëjnë më të mrekullueshëm dhe më të thjeshtë nga ç’është. Seksi është një proces shumë intim mes teje dhe partnerit pra, nuk ka asnjë lidhje me përvojat e të tjerëve.
Mos ki frikë të flasësh gjatë seksit
Nuk bëhet fjalë vetëm për të folurën “e ndyrë” por për të folurit në përgjithësi. Ta drejtosh partnerin tek ajo që dëshiron dhe të kuptosh çfarë dëshiron ai, është shumë e rëndësishme. Të bisedosh edhe në krevat është një ndër gjërat që ndihmon në rritjen e lidhjes emocionale.