Real Madridi ka vendosur të mos transferojë një mesfushor të ri gjatë merkatos së verës, duke i dhënë kështu besimin talentit të ri Arda Guler për të treguar vlerat e tij në këtë rol, sipas gazetarit të njohur Ramon Alvarez de Mon.

Trajneri Xabi Alonso ka vlerësuar lart progresin e turkut, duke theksuar pjekurinë dhe përshtatshmërinë e tij taktike në pozicionin e mesfushorit.

Ylli turk u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në fitoren ndaj Borussia Dortmundit në Kupën e Botës për Klube, ku realizoi dy gola. Në ndeshje të tjera, ai kontribuoi me një gol dhe dy asistime.

The Magic of Arda Guler 2024

 

Brenda klubit, Güler shihet si pasardhësi natyral i Luka Modricit, ndërkohë që Real Madridi po përgatitet për një tranzicion gradual me Jude Bellingham dhe Federico Valverde si shtyllat e reja të mesfushës.

Güler ka shprehur entuziazëm për sfidën që e pret, duke theksuar se është i vetëdijshëm për besimin që klubi ka ndaj tij dhe për përgjegjësinë që mbart.

Sezoni 2025/26 pritet të jetë vendimtar për ta konsoliduar pozicionin e tij si lider i ardhshëm në mesfushën e “Los Blancos” në Santiago Bernabeu.

Related Posts