Në zemër të Fushë Kosovës po merr formë një lagje e re që po tërheq vëmendjen e të gjithëve – një projekt që pritet të transformojë jo vetëm pamjen e qytetit, por edhe mënyrën e të jetuarit.

Bëhet fjalë për Kompleksin banesor “Linda 22”, një projekt modern që po realizohet nga kompania Al Trade Center, e njohur për zhvillimet e saj të suksesshme në fushën e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.

Ky kompleks është konceptuar si një hapësirë e plotë jetese, ku banimi, rekreacioni dhe komoditeti përbashkohen në një vend të vetëm. Brenda tij do të ndërtohen banesa të projektuara me standarde të larta arkitekturore, duke ofruar ndriçim natyral, hapësira funksionale dhe izolim të avancuar për rehati maksimale.

Por “Linda 22” nuk ndalet vetëm te banesat – plani i përgjithshëm përfshin edhe ndërtimin e një shkolle fillore, çerdheje, supermarketi dhe barnatore, duke krijuar kështu një komunitet të mirëorganizuar, ku çdo shërbim i nevojshëm është vetëm pak hapa larg.

Kompania Al Trade Center ka bërë të ditur se ky projekt është një nga më të rëndësishmit që po zhvillon në Fushë Kosovë dhe se interesimi për njësitë banesore tashmë ka filluar të rritet ndjeshëm. Faza e parë e ndërtimit po ecën sipas planit dhe pritet të sjellë në qytet një standard të ri të jetesës urbane.

Për ata që kërkojnë të investojnë në një banesë të re, Linda 22 paraqet një mundësi reale për të qenë pjesë e një zone që po zhvillohet me shpejtësi dhe që pritet të bëhet një nga adresat më të kërkuara në Fushë Kosovë.

📞 Tel: 0800 77 770 (pa pagesë)
📧 E-mail: info@altradecenter.com
🌐 Web: www.altradecenter.com

Linda 22 – vendi ku po ndërtohet e ardhmja e Fushë Kosovës.

Related Posts