Shoku i studimeve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Izmi Zeka, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, i cili nuk reagoi për vizitën e ish-presidentit sot në Kosovë.

Zeka tha se kjo është për brengosje për shtetin e Kosovës, pasi tha se kryeministri është institucion, nuk është Albin Kurti, por tha se ai e përfaqëson Kosovës.

Ka çka flet kur një ish-president i mbahet në Hagë dhe ai ish-president i vije në Kosovë me gjithë ata njerëz duke e ruajtur dhe nuk mundet t’i shkruaj dy rreshta e t’i thotë ‘mirëserdhe president në Kosovën tënde’”.

“Ky është absurdi më i madh për mua. Përshtypja ime personale është se nuk i kuptojnë proceset dhe kur nuk i kupton proceset historike.  Dhe inatet te shqiptarët, qoftë edhe politike, nganjëherë i bëjnë kryeministrat tanë dhe institucionet tona të harrojnë. Nuk e dinë që institucionet kanë edhe përgjegjësi shtetërore në mbrojtje të njerëzve”, tha Zeka në Edicionin Special në Klan Kosova.

Më tej, Zeka tha se përshtypja e tij është se Kurti e ka frikë Thaçin, por tha se ky i fundit nuk është prej atyre njerëzve vrapues pas pushtetit.

“Natyrisht, e fundit, është frikë pushteti. Ata janë brenda katër mureve. Bindja ime është që kanë frikë të madhe edhe pse unë besoj që Hashim Thaçi është prej atyre njerëzve që nuk është vrapues pas pushteteve”.

“Atyre iu pengon vet prezenca fizike e Hashimit, Kadriut dhe të tjerëve por po harrojnë se këta njerëz janë vetë historia e Kosovës”, tha ai.

Related Posts