Gazetari Milaim Zeka sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli në lidhje me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai u shpreh se nëse nuk bëhet një Ligj për ta vënë nën kontroll Gjykatën Speciale, atëherë sipas tij, ata do të dënohen.

“Nuk mund të them që është një vendim, por unë edhe një herë po të them që në rast se Kuvendi i Republikës së Kosovës, në qoftë se këta nuk marrin vendim për me nxjerr në Ligj, sikur Ligjin për Ushtri, në qoftëse këta nuk marrin Ligj për ta vënë nën kontroll Gjykatën Speciale, që Gjykata Speciale me iu përgjigj Këshillit Prokurorial e Gjyqësor të Kosovës, kanë me u dënu këta. Jemi gjallë e kemi me fol, sepse ky është gjyq puro politik”, u shpreh tutje Zeka.

 

Related Posts