Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për atë që ai beson se duhet bërë për t’iu kundërvënë sulmit të vazhdueshëm të Rusisë ndaj objekteve energjetike të Ukrainës.

Që nga fillimi i pushtimit të saj pothuajse katër vjet më parë, Rusia ka kryer sulme ndaj sektorit të energjisë së Ukrainës, duke synuar infrastrukturën e ngrohjes dhe moralin e popullsisë civile.

Përgjigja kryesore, sipas Volodymyr Zelenskyt, do të ishin më shumë sanksione.

Ai tha në një deklaratë sot: “Presioni ndaj Rusisë është ende i pamjaftueshëm dhe çdo dobësim brenda formateve ekzistuese të presionit vetëm sa e inkurajon Putinin të zgjasë luftën, të shkaktojë më shumë dëme në vendin tonë, popullin tonë dhe të tjerët në mbarë botën”, shkruan SkyNews.

 

Related Posts