Presidenti Volodymyr Zelensky tha se situata në vijën e frontit për Ukrainën ishte më e mira në 10 muaj, duke shtuar se trupat e Kievit kishin penguar një ofensivë ruse muajin e kaluar.

“Ofensiva që ata po planifikonin për në mars u pengua nga veprimet e forcave tona të armatosura. Kjo është arsyeja pse rusët tani thjesht do të shtojnë operacionet e tyre të sulmit”, tha Zelensky, në komentet e publikuara nga zyra e tij të premten, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Udhëheqësi ukrainas tha se i ftoi negociatorët amerikanë të vizitonin Kievin gjatë një takimi online në fillim të kësaj jave dhe se kishte dëgjuar “sinjale pozitive” në përgjigje të propozimit të tij.

“Në përgjithësi, vija e frontit po mbahet… Situata është komplekse, por më e mira që ka qenë në 10 muajt e fundit”, tha ai, duke cituar të dhëna nga inteligjenca ukrainase dhe britanike.

Related Posts