Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Tahiri ka sqaruar edhe një herë se vendimi i Qeverisë i liron të gjithë mërgimtarët nga pagesa e Polisa e Sigurimit.
Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjatë vizitës së tij në pikën kufitare në Morinë është informuar se pritjet janë minimale.
“Mirë se vini bashkatdhetar!Sonte vizitova pikën kufitare në Morinë për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit. Me këtë rast, sqarova edhe një herë se vendimi i Qeverisë i liron të gjithë bashkatdhetarët nga pagesa e polisave të sigurimit. Gjithashtu, u informova nga mërgimtarët se pritjet në pikën kufitare janë minimale. Nuk ka asgjë më fisnike sesa të shohim dhe të ndjejmë Kosovën, me syrin dhe pulsin e diasporës. Kontributi i tyre, si në të kaluarën ashtu edhe sot, vazhdon të jetë një shtyllë e palëkundur e zhvillimit të vendit tonë. Mirë se vini në tokën tuaj”, ka shkruar Tahiri.
Mirë se vini bashkatdhetar! Sonte vizitova pikën kufitare në Morinë për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë që po vijnë…