Monika Kryemadhi e shoqëruar nga fëmijët e saj dhe nëna ka votuar para pak minutash në shkollën “Edit Durham”, duke shprehur edhe njëherë mbështetjen për ish-bashkëshortin e  saj Ilir Meta

Kryemadhi e cila nuk është kadndiate në këto zgjedhje, pas votimit ju ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë, duke u shprehur se është e vetmja mënyrë për ta shpëtuar këtë demokraci të brishtë.
bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të shkojnë të votojnë sepse në fund të ditës indiferenca është vrasje e demokracisë më ka thënë Era. E vetmja mënyrë për ta shpëtuar këtë demokraci të brishtë është të shkojnë të votojnë dhe kush do ndryshimin, të japë ndryshimin”, tha Kryemadhi para gazetarëve, ku të pranishme ishin edhe vajzat e saj e të Ilir Metës, Bora dhe Era.

Related Posts