Zhaklin Lekatari ka folur më shumë për fenomenin Gjesti në Big Brother Vip Albania.

Kush ka më shumë faj, ai që provokon apo ai që reagon, sipas Lekatarit?

Pyetja që duhet bërë është, a justifikohet dhuna? Jo, nuk ka asnjë rrethanë që dhuna është e justifikuar. Mbi të gjitha në shtëpinë e “Big Brother” që e ndjekin të gjithë. Deri ku është kufiri i provokimit? Loja e “Big Brother” është lojë provokimesh. Provokimi nxit debate, diskutime në shoqëri e opinionin publik. Nuk duhet të nxisë poshtërimin apo të dëmtojë psikologjikisht personin tjetër. Ay është kufiri i provokimit. Nuk duhet të dëmtojmë tjetrin. Nuk mund të pranojmë që një provokimi si një prekje në hundë, t’i përgjigjemi me dhunë. Dhuna gjeneron dhunë dhe nuk është asnjëherë përgjigjja”, tha ajo.

A ka faj edhe provokuesi?

Provokuesi ka përgjegjësi për fjalët dhe veprat e veta dhe si ndikojnë tek tjetri. Është shumë e rëndësishme mënyra se si e perceptojmë ngjarjen. G-Bani ka të drejtë kur thotë që ‘trupi im më përket mua dhe s’ka të drejtë njeri të më prekë’. Por kjo e kthimit me shpullë kalon pak në paradoks“.

Si e komenton Gjestin me provokimet që ai bën?

Nxori nga shtëpia grupin e bullizuesve. Ai grupi i burrave që qeshnin me Bernardin apo bënin batuta rrugësh me Amberin. Mua më duket sikur nxori grupin e bullizuesve. Më pëlqen që është Gjenerata Z, gjenerata e së ardhmes. Ai i di limitet e veta dhe i thotë, e tregon ‘background’-in e vet. Do më pëlqente që t’i kthehej studimit. Më pëlqen që i tregon minuset e tij, nuk luan dikë që nuk është. Ka treguar vështirësitë, në shtëpi me qera, pa drita, pa ujë, një jetë pak e rrëmujshme. Por fakti që e di që ka një talent dhe nxjerr më të mirat e kësaj. Nuk bullizon, nuk ofendon. Është 24 vjeç, do ketë shumë për t’u rritur e për t’u zhvilluar. Mund të jetë fitues. Do të ishte rasti i parë që fiton një 24-vjeçar”.

/GazetaSinjali/

The post Zhaklin Lekatari për Gjestin: Nxori nga shtëpia grupin e bullizuesve… appeared first on Sinjali.

Related Posts