Policia e Kosovës ka raportuar për zhdukjen  e dy grave  në vend.

Njëra ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Gjilan, e cila sipas raportit policor është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rasti është duke u hetuar, transmeton Rilindjashqiptare.

Ndërkohë me datë 02 të muajit prill është zhdukur një grua tjetër në Pejë.

Rasti është paraqitur në stacionin policor ditën e djeshme, ndërsa nuk dihet ende vendodhja e saj.

 

Related Posts