Një grua nga fshati Lëbush e komunës së Deçanit është zhdukur që nga data 2 dhjetor, njoftojnë familjarët e saj.

Bëhet fjalë për Pemlushe Sadrija, e cila ka dalë nga shtëpia më 2 dhjetor dhe që atëherë nuk është kthyer, tha djali i saj Ibrahim Sadrija për Indeksonline.

Ai theksoi se e ëma është 55 vjeçare dhe se nuk vuan nga ndonjë sëmundje.

Ibrahimi bënë apel tek qytetarët se në rast se e shohin nënë e tij ta lajmërojnë policinë.

Rasti i zhdukjes është lajmëruar edhe Policinë e Kosovës dhe po zhvillohen hetimet për gjetjen e saj.

Related Posts