Edon Zhegrova ka nisur të lërë gjurmë në Francë.
Ylli kosovar po shkëlqen në fanellën e Lillet, ku është bërë titullar i padiskutueshëm dhe njëri prej lojtarëve më të dalluar në kampionatin francez.
Për këtë arsye, “Messi i Kosovës” është nderuar me medalje nderi nga David Heiremans, kryetar i bashkësisë së Wervicq-Sud, në Francë.
24 vjeçari ishte protagonist i Lillet në fundjavën që shkoi duke e shënuar një gol dhe duke e dhuruar një asistim në fitoren 4:0 ndaj Clermont Foot, me ç’rast edhe u përfshi në ekipin e javës në Ligue 1.