Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, raportohet se do ta anulojë vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.

Për RTK-në, zyrtarët e Komisionit Evropian thanë se komisionerja Kos tashmë e ka informuar kryeministrin Albin Kurti për vendimin e saj.

Sipas Radio Televizionit të Kosovës, Kos synon të udhëtojë për në Prishtinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Vizita e Kos ishte paraparë për mesin e kësaj jave. Zyrtarët evropianë, ndërkohë, kanë shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Related Posts