Rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, një shtëpi në fshatin Abri të Skenderajt është përfshirë nga zjarri. Rasti është raportuar menjëherë tek autoritetet përkatëse, ndërsa njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve kanë reaguar me urgjencë për të ndërhyrë në vendngjarje.

Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut ka thënë se fatmirësisht, nga incidenti nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Megjithatë, sipas informacioneve fillestare, zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç shtëpisë, janë dëmtuar edhe objekte përcjellëse, vetura, makina bujqësore dhe bagëti, si pasojë e përhapjes së shpejtë të flakëve”.

Policia e ka iniciuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar shkaqet e zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e plota materiale.

Sipas dëshmisë së saj dhe konstatimeve në vendin e ngjarjes, nga zjarri janë djegur: Shtalla me ushqim, një aher, shtëpia e banimit dhe garazhet, katër lopë, dy automjete, dhe një traktor dhe

pajisje të tjera bujqësore. Sipas pronarëve dëmi arrin vlerën 100 mijë euro.

Related Posts