Raportohet se disa njerëz u hodhën nga dritaret për të shpëtuar, ndërkaq të tjerë u shpëtuan nga dhomat dhe çatia e hotelit, thanë nga policia e Kalkutës.
Shefi i policisë atje, Manoj Verma tha: “Numri i viktimave është rritur në 15, duke përfshirë dy fëmijë dhe një grua”, duke shtuar se një hetim ka nisur për të zbuluar shkakun e zjarrit, transmeton Klankosova.tv.
Hoteli Rituraj, i cili kishte 88 të ftuar kur shpërtheu zjarri, ndodhet në një lagje të mbingarkuar biznesi në qendrën e Kalkutës.