Një banesë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë është përfshirë nga zjarri rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve të para, dyshohet se dikush ka hedhur një lëndë të panjohur në hapësirën e ashensorit, çka më pas ka shkaktuar zjarrin.
Ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e saktë të zjarrit dhe nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
























