Zjarri ka përfshirë një banesë në “Bregun e Diellit” të mërkurën në mëngjes.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se një person ka pranuar tretman mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se policia janë duke u marrë me rastin.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin”, ka njoftuar Pllana.

Related Posts