Njësitet policore të Kosovës, gjatë një patrullimi të përbashkët me pjesëtarët e KFOR-it në fshatin Bube të komunës së Zubin Potokut, kanë ndaluar një automjet-kamion rreth orës 22:00 të së hënës.
Sipas raportit policor, automjeti po drejtohej nga një mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është intervistuar nga organet e rendit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të garantuar siguri dhe për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme në zonat kufitare./Rilindjashqiptare/