Real Madridi ka zyrtarizuar sot transferimin e mbrojtësit të ri premtues, Dean Huijsen, duke e bërë atë përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Klubi spanjoll konfirmoi se lojtari ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri në qershor 2030, siç ishte raportuar më herët.

Huijsen, i cili vjen me reputacionin e një talenti të madh në mbrojtje, shihet si një investim strategjik për të ardhmen e klubit. Ai pritet të jetë pjesë e projektit të ri të Real Madridit nën drejtimin e Xabi Alonsos, i cili pritet të marrë drejtimin e ekipit në ditët në vijim.

Ky transferim konfirmon synimin e klubit madrilen për të forcuar skuadrën me lojtarë të rinj e të talentuar, duke ndërtuar një bazë të fortë për dominimin në vitet që vijnë.

Huijsen do të bashkohet me ekipin në kohë për përgatitjet e Kupës së Botës për Klube këtë verë, ku pritet të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në skenën ndërkombëtare.

Ky është vetëm hapi i parë në një verë që pritet të jetë shumë aktive për Real Madridin në merkato.

Related Posts