Dy mbrojtësit e Kombëtares së Zvicrës, Manuel Akanji dhe Silvan Widmer, do të mungojnë në sfidën miqësore ndaj Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur sot në një konferencë për media Murat Yakin, selektori i Kombëtarës së Zvicrës.
Yakin tha se mbrojtësit e Borussia Dortmundit, respektivisht Mainzit në Gjermani, vuajnë nga lëndime të lehta.
Kësisoj, dy futbollistët që luajtën nga fillimi në miqësoren kundër Anglisë të shtunën, janë larguar nga grumbullimi i kombëtares helvete.